Trajnimi për Klubet e Karrierës

Data e Publikimit 24.10.2019

Me mbështetjen e Programit “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt”- ASSET, Klubet e Karrierës janë themeluar dhe trajnuar në 9 gjimnaze partnere. Këto klube, të udhëhequra nga nxënësit, organizojnë aktivitete të orientimit dhe këshillimit në karrierë për shokët dhe shoqet e shkollës, si: praktikë apo punë vullnetare në bizneset dhe organizata lokale, panaire të karrierës, debate, trajnime, etj. Me këto aktivitete, nxënësit zhvillojnë shkathtësi si: puna ekipore, komunikimi, të menduarit kritik, hulumtim, shkathtësi ndërmarrëse e shumë të tjera që ndikojnë në përgatitje për jetë dhe punë.